Partizani-Kukësi  na lodhi me fjalë, kemi këllqe për vepra në fushë?

As nuk vihet në dyshim, madje nuk mund të vësh bast një qindarkë për atë që duket si dielli në mes ditës se futbolli i folur është është bërë  loja jonë  biologjike, ndaj  ajo që ngjet  në fushë s’mund të  ngjitet dot në lartësinë e përrallës që sajojmë. Kjo është arsyeja, kur  falenderojmë Zotin që erdhi momenti i ndeshjes Partizani-Kukësi , me shpresën e madhe dhe të përhershme se fjalët  do t’ia lënë vendin veprave, me ndihmën e të cilave do të mësojmë se cili ekip është më i zoti kur kanë një top mes tyre për të larë hesapet. Fjalët e fundit tek Partizani , një lloj amaneti para se futbollistët të dalin në fushë,  paskan qënë pak a shumw: “ Doni ta meritoni  pagëzimin “demat”? Shkoni e fitoni ndaj Kukësit dhe bëjini ta provojnë humbjen e parë me shije të ..kuqe”.  Në anën tjetër, atje ku thuhej se ishin përgatitur për të hapur shampanjë edhe në rast barazimi me rivalët, ka ndryshuar rrwnjwsisht bursa e rezultatit: “ Ne sigurisht që luajmë për të mos u mundur, – ka thënë me shpoti presidenti Gjici-  por kjo ndeshje shijohet vetëm me fitore,  dhe jo që t’i bëjmë nder  Skënderbeut që në këtë rast po “gjurmon çiftin”..

Partizani i Starovës apo  Kukësi i  Gjokës, cili do të dalë me kokën lart nga ndeshja më përfolur e kampionatit?  Në një garë që sundon frika mosbesimit, sapo shfaqet një arbitër  i huaj, qoftë gjerman apo Italian,  na mbushet mëndja se është më shumë përballje  trajnerësh, sesa  sfidë presidentësh. Dihet dhe nuk do shumë shkencë se pushteti i tyre është  diktues tek arbitrat tanë. Dhe po të kthejmë kokën nga e kaluara, ndeshjet delikate,  të orkestruara nga arbitri i huaj,  për shkak të frikës ,apo  edhe tw një inferioriteti patologjik ndaj tyre,  futbollistët  çlirohen nga keqbërja  e “djallit të komanduar”,  por nuk shpëtojnëdot  nga frika tjetër, ajo që u lidh këmbët… humbja e ndeshjes.  Atë që e kemi lexuar aq shpesh, jo në fundin e filxhanit të ndeshjes, por në  pamjen e fytyrës së dy trajnerëve të “dënuar” në emër të titullit, Starovës dhe Gjokës.  Madje, ky i fundit, do të kishte plasur sikur mos të kishte thënë  frazën e sinqertë dhe tejet shqiptare për banorët  e stolit : “ Po na dridhen këmbët…”

Sfidanti.al