Karim Benzema po mendon që të largohet nga futbolli i luajtur më shpejt nga sa pritej. Ndërsa Al-Ittihad, klubi i tij aktual, pret që ai të respektojë kontratën deri në vitin 2026, Benzema nuk e ka përjashtuar mundësinë e tërheqjes në fund të sezonit aktual. Sipas asaj që shkruajnë mediat, futbollisti ka rënë dakord me Real Madridin për t’u rikthyer si ambasador. Sipas Relevo, Benzema pranoi se një nga vendimet më sfiduese për çdo lojtar është tërheqja. Pas një sezoni e gjysmë te Al-Ittihad, Benzema po ndjen gjithashtu lodhjen mendore, teksa vlen të përmendet fakti se sulmuesi francez u përball me kritika për paraqitjet e tij.
sfidanti.al