Mallkuar qoftë shorti, s’i pëlqen as presidentit Duka !

Mallkuar qoftë shorti ! Asnjëherë nuk na pëlqen, por këtë herë edhe më zi akoma. Shorti nuk i pëlqeka  as njeriut që e ka “shpikur”  futbollin dhe derivatet e tij :  shortet dhe fatet e ndeshjeve. Presidenti Duka, sapo ka parë emrat e ekipeve me të cilat do të ndeshemi në Botërorin e ardhshëm, ka thënë fraza , të cilat nuk i kishim dëgjuar qyshse është ulur në fron, më shumë se dy dekada më parë…

“ Vetëm këtë grup nuk do ta doja”! Se cilin grup do të donte, presidenti nuk e tha. Sepse ne nuk dimë as çfarë duam.Askush nuk e zbulon dot se në cilin grup tjetër… “ shqiponja  kuqezi” do të ishte më e lumtur. Nuk e duam Anglinë,  sepse  është tejet  e fortë në fushë. Po me  Serbinë , e dimë se çfarë na pret? Një gjë  dihet, nuk luajnë vetëm futbollistët, por luajnë edhe politikanët. Punë dreqi edhe me Andorrën që duket lilipute,sepse na qellon shpesh qe  nga ferra e vogel na del lepuri i madh.

Sidomos kur kthen kokën pas afro 22 vite më parë, në ndeshjen debutuese të zotit Duka si president, kemi luajtur në Andorra dhe u dorezuam  në mënyrë historike duke pesuar vetem  2 gola! Qysh nga ajo ditë, i kemi “ters” ekipet e vogla…

Sfidanti.al