Xhoshua premton të ndeshet me çdo kampion të peshave të rënda

Dëshira e tij është që të ndeshet me sa më shumë rivalë të fortë, dhe që këta të jenë në formën më të mirë. Entoni Xhoshua mori disa ditë pushim nga boksi, për të bërë një jetë normale pranë mamasë së tij, por lëshoi sfidën për atë që do të jetë e ardhmja. “Me fitoren ndaj Kliçkos tregova se mund t’ia dal ndaj kujtdo, – tha ai, – jam gati t’i përgjigjem çdo sfide”. Vladimir Kliçko mund të kërkojë ndeshjen e revanshit, sipas kontratës mes palëve, dhe në një rast të tillë, Xhoshua do të ishte i detyruar të bënte tjetër duel me ukrainasin, ndoënse dëshira e tij kryesore tashmë është një tjetër.

“Nëse do të bëhet e mundur dhe nëse do ta ndihmojë karrierën time, në radhë të parë unë do të doja një sfidë me Tajson Fjurin, apo edhe këdo tjetër”, – tha Xhoshua, i cili uroi që Fjuri të kthehet sërish në formën e tij më të mirë.

Sfidanti.al