Nejmar dhe e motra, çfarë dysheje turiste në Londër!

Janë miliona tifozët që shkelin çdo vit në Londër. Ish-kryeqyteti i botës, edhe sot ndër kryesorët, ka tërhequr edhe një brazilian super të famshëm si Nejmarin. Sulmuesi i Barcelonës shfrytëzoi pushimin që pati nga pezullimi në Spanjë dhe mori avionin për një rrugë jo shumë të gjatë, nga Katalonja deri në qendrën e Mbretërisë së Bashkuar. Në krah të tij kishte të motrën, Rafaelën. Udhëtimi i tyre u mor vesh nga një foto e hedhur nga Nejmari në faqen e tij në Instagram, që ndiqet nga 73.9 milionë njerëz. Sulmuesi 25-vjeçar dhe Rafaela janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kanë një tatu të njëri-tjetrit në trupin e tyre.

Sfidanti.al