Pak sekonda nga fundi i ndeshjes Rumani-Kosovë, tifozët në Bukuresht përsëritën koret diskriminuese ndaj dardanëve tanë, gjest i turpsjëm, fyes, ofendues dhe provokues por këtë herë, ishte pika që mbushi gotën. Pa marrë parasysh pasojat sportive, kapiteni Amir Rrahmani e tërhoqi skuadrën duke marrë vendimin më të drejtë në një situatë të turpshme sepse në të tilla momente, sporti e humbet tërësisht misionin dhe një lojë nuk mund të kamuflojë thirrjet e shëmtuara të një tifozerie që meriton dënim shembullor por si për çudi, ende vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë, dhunimin e simboleve kombëtare të një vendi tjetër.
Kosova mund ta humbasë këtë ndeshje në tavolinë 3-0 por kjo do të ishte fitorja më e madhe e Dardanëve që prej krijimit të tyre si skuadër Përfaqësuese. Vëllezërit e rumunëve ndoshta janë serbët dhe sporti nuk duhet të shërbejë si justifikim për të dhënë mesazhet e gabuara, gjë të cilën po e bën FSHF që në tentativë për të organuzuar me Serbinë një europian, duket se ia ka shitur shpirtin djallit, UEFA-s dhe Beogradit.
Nga Pirro Bardhyli