Kur golat i pëson …edhe trajneri Silvinjo!

Sikur shënojnë  gola edhe në ..portën e Silvinjos! Ndofta janë lidhur me një telekomandë  që i bashkon edhe më shumë në hapësirën brenda  portës . Një javë më parë, një gol luksi nga Uzuni që futet në arkiv me kodin “alla Del Piero”.  Sa hap e mbyll sytë, tri gola të Cikalleshit në Championsin e Azisë,  me fanelën e ekipit iranian Traktor.  Dhe kapakun e artë të golave, ndër  futbollistët që Silvinjo ka kryer tradhëtinë e “klasit të lartë”, ia ka vënë Ernest Muçi me Beshikatshin në Turqi.  Nuk ndalet fushata e golave edhe në javën e tretë për Muçin dhe këtë herë goli i përket një marke europiane, siç është Europa Ligë.Tamam tamam ne porten e Malmoes..

3 gola Cikalleshi, sulmuesi  i përulur, që me largimin e tij të hidhur nga ekipi Kombëtar, e shndërroi trajnerin Silvinjo nga engjëll  në djall. Goli i rrallë i Uzunit, që thirret në Kombëtare me “gjysmë zemre” dhe me stolin të ngrehur.Gola në seri nga Muçi me Beshiktashin, një djalosh me kurajë kampione, që u tradhëtua dy herë … në fillim  nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo, që e shpërfillte në  mënyrë plateale duke thënë se “ ka kohë për Muçin”. Pastaj edhe nga  Beshiktashi që qasej   sikur  i kishte mbetur ne dorë “derri maç“ që i kishte kushtuar ..10 milion euro !

Sfidanti.al