Dora e Kukurejës në çerekfinalen e Europianit “Gjermani 2024” është e destinuar për të krijuar telashe për UEFA-n, e cila po paguan shrenjtë mbështetejen që i dha Entoni Tejlorit pas atij vendimi skandaloz. Në ditën e katërt të Champions League, Europa League dhe Conference League nuk do të gjeni asnjë ndeshje, e cila do të mbahet nga një treshe spanjolle. Kjo nuk është rastësi pasi UEFA ka lënë jashtë me dashje arbirat Gil Manzano, Sánchez Martínez, Hernández Hernández, Cuadra Fernández, Munuera Montero, Martínez Munuera, De Burgos Bengoechea, Soto Grado, Alberola Rojas dhe Muñiz Ruiz pasi i konsideron si “spiunët”, të cilët nxorrën në publik përmbajtjen e një mbledhjeje të bërë pak ditë më parë. Në këtë mbledhje UEFA u tha “xhaketave të zeza” se episode si ai i Kukurejës në “Euro 2024” duhen që të akordohen penallti edhe pse pas skandalit të Shtutgartit i doli në mbrojtje kryesorit anglez duke thënë se kishte vepruar drejtë.
sfidanti.al