Tashmë është zyrtare: Gugash Magani është trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka prezantuar trajnerin e ri. Magani ka drejtuar edhe më parë skuadrën kryeqytetase, ndërsa sot bashke më asistentin e tij Klodian Dervishi, ai ka drejtuar seancën e parë stërvitore në krye të Tiranës. “Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani. Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu. Ai së bashku me Zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al