Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri, që u fitua nga kuqezinjtë në stadiumin “Mikheil Meskhi” me rezultatin 1-0. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë me 26,875 mijë euro Federatën e Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe transmetimin e mesazheve jo sportive. Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri:
- Të gjobisë FSHF-në në vlerën €6,875 për hedhjen e sendeve.
- Të gjobisë FSHF-në në vlerën €20,000 për transmetimin e mesazheve jo sportive.
- Vlera totale e gjobës, prej €26,875 duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
sfidanti.al