“A është java ime më e lumtur? Siç thashë, unë jam gjithmonë i lumtur që punoj te Barça dhe jetoj në Barcelonë. Është një pjesë e re e jetës sime. Kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme, të gjithë dhanë 100% dhe gjithashtu jam i lumtur për Inaki. Është gjithashtu e rëndësishme që ta mbyllim ndeshjen me zero gola të pësuar dhe gjithashtu për shkak të mënyrës sesi ne luajtëm. Festuam në dhomën e zhveshjes dhe kjo është mirë, tani ka më shumë besim se sa ishte”. Këto janë fjalët e trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick pas fitores së bujshme 4-0 në “Bernabeu” në “Klasiken” përballë rivalëve të Realit të Madridit: “Djemtë meritojnë dy ditë pushim. Mund të festojmë, por tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Espanyolit”.
sfidanti.al