Strategjia e Interit më të dëmtuarit është e qartë. Për ndeshjen e radhës, atë me Young Boys në Champions League, Simone Inzagi nuk do të rrezikojë asnjë prej të dëmtuarve. Kështu për transfertën zviceriane trajneri ka grumbulluar Zielinskin ndërsa sa i përket shqiptarit mësohet se nuk do të udhëtojë me ekipin pasi stafi i mjekëve kanë këshilluar trajnerin që të mos rrezikojë. Interi po shikon për ndeshjen e rëndësishme në Serie A pasi në fundjavë do të ndeshet me Juventusin. Për këtë takim pritet edhe rikthimi i Çalhanoglusë.
sfidanti.al