Asani shkëlqen në Korenë e Jugut

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani po kalon një moment të artë në karrierë. 29-vjeçari ka shënuar 2 gola brenda 3 minutave në sfidën që skuadra e tij Guangju po luan kundër Johor DT në Ligën e kampioneve të Azisë.

Duket se ky kompeticion është i preferuari i Asanit, pasi anësori ka shënuar deri më tani 6 gola në 3 ndeshje të luajtur në Ligën e kampioneve të Azisë.

sfidanti.al