Tuchel përfiton 3.2 milionë euro nëse Anglia fiton Kupën e Botës

Tabloidët britanikë kanë zbuluar se në akordin e lidhur mes Federatës së Futbollit dhe Tomas Tuchel ka një klauzolë specifike, e cila i lejon gjermanit që të arkëtojë edhe 3.2 milionë në rast se “Tre luanët” do të fitojnë Kupën e Botës. Sipas “The Sun” kjo shifër është rreth 1.2 milionë euro më e vogël se e paraardhësit të tij, Garet Southgate. Tabloidi thekson se paga vjetore e gjermanit është më e madhe se ajo e Southgate.

sfidanti.al