Revista ‘Der Spiegel’ i kthehet çështjes Ronaldo dhe abuzimit të tij ndaj një vajze amerikane të cilën e kishte paguar 375 mijë Dollarë për heshtjen e saj. Futbollisti portugez mohoi gjithcka nëpërmjet agjencisë që e përfaqëson atë ‘Gestifute’, por kjo nuk e pengoi revistën gjermane të zbulojë provat që zotëron dhe që vërtetojnë ekzistencën e një marrëveshjeje mes viktimës që quhte Susan K dhe Ronaldos. Dokumenti i administruar nga ‘Football Leaks tregon se Ronaldo shfaqet me emrin e koduar ‘Topher’. Revista gjermane siguron se kontrata ishte e firmosur nga Ronaldo dhe nuk ka arsye që të dyshohet për autenticitetin e dokumentit. Sipas ‘Der Spiegel’, viktima heshti për atë cfarë ndodhi në 13 qershorit të vitit 2009 në një hotel luksoz në Las vegas pas një marrëveshjeje të arritur 7 muaj më vonë nga data e ngjarjes.
Sfidanti.al