Golat u shënuan në të njëjtin kampionat, atë të Greqisë. Ergys Kaçe duket se e ngriti sërish në këmbë karrierën e tij, pasi preku fundin në fazën e parë të këtij sezoni. Mesfushori shënoi në suksesin 5-1 të PAOK-ut ndaj Korfuzit, ndërsa është duke luajtur më shumë dhe duke qenë i rëndësishëm. PAOK-u pritet të jetë pretendent kryesor për t’u kualifikuar për në Champions, tani që fillon plej ofi.
Gol shënoi edhe Andi Lila në barazimin 1-1 të Janinës ndaj AEK-ut të Athinës. Rezultati nuk vlejti shumë pasi Janina është në mesin e tabelës, kurse Lila mund të largohet sezonin e ardhshëm.
Asistet u dhanë nga Milot Rashica dhe Armando Sadiku. Rashica fitoi Kupën e Holandës me Viteshen, në finalen e dominuar me shifrat 2-0 ndaj AZ Alkmarit. Lojtari i Kosovës shërbeu pasimin për golin e avantazhit në minutën e 81-të, top që u dërgua në rrjetë nga Van Volfsvinkel. i njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë. Ky ishte trofeu i parë i Kupës për Viteshen, që kishte humbur tri finale më parë.
Armando Sadiku vazhdoi me formën e tij të shkëlqyer, edhe pse nuk shënoi këtë herë. Ai, megjithatë, shërbeu pasimin e golit të shënuar nga Mariani, për fitoren e pestë radhazi të Luganos së trajnerit Tramexani. Suksesi 1-0 fushën e Grasshopersit bëri që Lugano të jetë në vendin e katërt, 3 pikë larg vendit të tretë, dhe thuajse i sigurt për në Ligën e Europës. Kur Tramexani dhe Sadiku shkuan tek Lugano në janar, ekipi ishte pranë rënies nga kategoria.
Së fundi, por jo i fundit, kemi edhe dy asistet nga Sokol Cikalleshi në Turqi. Sulmuesi i kombëtares, ashtu si Sadiku, ka ndryshuar plotësisht në fazën e dytë, për të mirën e tij, dhe për të mirën e Akhisarit. Ekipi i tij fitoi 2-0 në fushën e Kasëmpashasë, dhe nuk rrezikon aspak të bjerë nga Superliga.
Sfidanti.al