Dihet se futbollistët kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, Por edhe bashkëshortet, të fejuarat apo të dashurat e tyre nuk mbeten pas edhe pse një pjesë e mirë e tyre nuk janë shumë të njohuta. Nuk bëjnë përjashtim lojtarët e Juventusit që mesa duket e ka gjetur ‘Mbretëreshën’ e tij në këtë pikë dhe bëhet fjalë për Joana Sanz. Modelja spanjolle, e dashura e Dani Alves dhe është ajo që ka numrin më të madh të ndjekësve në Instagram, 292 mijë të tillë. Në vendin e dytë qëndron Antonella Cavalieri e dashura e Paulo Dybalës me 282 mijë ndjekës, ndërsa podiumin e veçantë e plotëson e dashura e Ruganit, Michela Persico me 184 mijë ndjekës.
sfidanti.al