Chelsea prezantoi Pedro Neton, i cili habiti të gjithë me numrin që kishte zgjedhur. Portugezi mori 19-ën e Armando Brojës duke shkaktuar mjaft polemika në rrjet për mënyrën se si u soll me shqiptarin. Por kjo lëvizje duket se nuk ishte një rastësi nga ana e klubit, i cili i dha një sinjal të qartë Brojës duke i treguar se nuk është më i dëshiruar në “Satamford Bridge”. Mediet britanike tregojnë se gjatë ditës së sotme klubi i Ipswich Town po bën tentativa serioze për të afruar Brojën, i cili edhe një herë po tregon se nuk dëshiron që të largohet nga Premier League.
sfidanti.al