“Mjeshtri” Ancelotti! 30 trofe të fituar në karrierë

Carlo Ancelotti tani është një legjendë e Real Madridit. Trajneri italian barazoi legjendarin Miguel Munoz, duke fituar trofeun e tij të 14-të si trajner i “Los Blancos”, trofeu i 30-të në total në karrierën e tij; askush nuk ka bërë më mirë në historinë e lavdishme të klubit të kryeqytetit spanjoll. Historia moderne e Real Madridit nuk mund të kuptohet pa “Mbretin Carlo”, i cili ka fituar tre nga gjashtë Ligat e fundit të Kampionëve, si Zinedine Zidane. Në vitin 2014 ishte ai që i dha fund një pritjeje të gjatë (dymbëdhjetë vjet), duke ngritur Décima-n e lakmuar në Lisbonë, në finalen thriller kundër Atletico-s së Simeones. Zizou, asistent në atë kohë, mori drejtimin nga Rafael Benitez në janar 2016 dhe filloi një cikël të pabesueshëm, i cili solli tre triumfe radhazi në Evropë (kundër Atletico, Juventus dhe Liverpool). Ancelotti u rikthye në vitin 2021 dhe menjëherë goditi çiftin e Champions League-Liga, një arritje që ai përsëriti sezonin e kaluar. Italiani bëhet edhe trajneri që ka fituar më së shumti Superkupën e Europës (pesë), duke ia kaluar Josep Guardiolës.

sfidanti.al