Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal , është jashtë rrezikut pasi u godit me thikë të mërkurën mbrëma dhe la një mesazh në rrjetet sociale. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Tani jam më mirë, një përqafim i madh për të gjithë”, ka shkruar ai në Instagram, transmeton GazetaBlic Sport. Kujtojmë se autoritetet spanjolle arrestuan këtë të enjte një të dyshuar të katërt për rastin e therjes me thikë të babait të Lamine Yamal , në një parking. Sipas Sport , të gjithë të dyshuarit janë ende në paraburgim dhe akuzohen për tentativë vrasje, në pritje të dëshmisë nga disa dëshmitarë që ishin dëshmitarë të incidentit, si dhe nga Mounir Nasraoui. Incidenti ndodhi në Mataró, një qytet afër Barcelonës, ku jeton Mounir Nasraoui. Babai i Lamine Yamal u transportua në spitalin Can Ruti në Badalona. Informacionet e para tregonin se ngjarja ishte pasojë e një debati gjatë pasdites, kur babai i ndërkombëtarit spanjoll – kampion i Europës së fundi i kurorëzuar – po shëtiste qenin.
sfidanti.al