Milionat e sheikëve tundojnë Gjimshitin

Al-Rayyan ka piketuar kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti si përforcimin e duhur për repartin e mbrojtjes. Arabët kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 31-vjeçarin nga Lugina, duke i ofruar dyfishin e pagës sezonale që përfiton tek Atalanta. Një propozim që e tundon jo pak Gjimshitin, ndërkohë që fituesit e Europa League kërkojnë rreth 15 mln euro për kartonin e tij. Nëse rast se mbrojtësi shqiptar vendos të pranojë milionat nga Katari, atëherë klubi nga Bergamo e ka gati zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Kevin Danson, 25-vjeçarin e kombëtares austriake që aktivizohet në Ligue 1 me Lensin. Rreth 25 mln euro duan francezët për kartonin e Dansos, ndërkohë që oferta e Atalantës shkon deri në 20 mln euro. Bisedimet mes palëve vazhdojnë, teksa drejtuesit zikaltër mbetën në pritje të vendimit që do të marrë Gjimshiti.

sfidanti.al