Paris 2024, Burraj me ide të qarta

Atleti shkodran i Vllaznisë Franko Burraj përpara nisjes drejt olimpiadës së Parisit ku do të garojë në garën e shpejtësisë të 100 metrave për të përfaqësuar Shqipërinë thotë se pjesëmarrja për herë të parë në lojërat olimpike për të është një emocion i madh. Burraj në këtë olimpiadë pretendon të thyej rekordin kombëtar në garën e 100 metrave që e mban atleti i mirënjohur Arben Makaj. Edhe pse 100 metërshi nuk është e tija, Burraj ndërsa tregon se përse nuk merr pjesë në garën e 400 metrave ku ka konkuruar gjithmonë. Kualifikimin në raundin e dytë në lojërat olimpike e sheh të vështirë për shkak të kundërshtarëve të fortë në garën e 100 metrave dhe faktin se nuk është gara e tij. Në lojërat olimpike trajneri i Burrajt, Bruno Rrotani nuk do të marrë pjesë për mungesë kuotash nga federata botërore e atletikës. Për trajnerin dhe sportistin e tij kjo mund të jetë një minus i madh që mund të ndikojë edhe në rezultat.

sfidanti.al