Egnatia gati për Europën e kampionëve

Egnatia u ka dhënë fund përgatitjeve për duelin e ditës së mërkurë ndaj Boran Banja Luka. Një duel shumë i rëndësishem, me rrogozhinasuit që kërkojnë të kalojnë turin e parë të Champions League. Kampionët e Shqipërisë zhvilluan ditën e hënë në stadiumin e Luzit seancën e fundit stërvitore, dhe të martën kanë udhëtuar drej Bosnjes. Për këtë takim, Edlir Tetova ka lënë jashtë dy futbollistë, të cilët nuk i ka përfshirë fare në listë. Bëhet fjalë për Drame, i cili vazhdon të mos bindë drejtuesit. Ndërkohë lojtari i dytë është Montenegro, i cili prej disa ditësh nuk ëshë stërvitur me ekipin, pasi vazhdon të mungojë. Sa i përket arbitrave, do të jetë një treshe polake me kryesor Daniel Stefanski, ndihmuar nga Daëid Golis dhe Mikal Obukovic.

sfidanti.al