Mediet gjermane kanë bërë me dije se Prokuroria e Dortmundit po heton një anëtar të stafit të Shqipërisë në Kampionatin Europian. Edhe pse ende nuk është mësuar identiteti i të dyshuarit, mediet gjermane informojnë se një shqiptar është nën hetim për një vepër të dyshuar seksuale në qendrën sportive Kaiserau në Kamen. Qendra në fjalë ishte zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit si kamp bazë gjatë Euro 2024. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjëse hoteli. Më pas aktet seksuale kanë ndodhur kundër vullnetit të saj, mësohet nga artikulli. Prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e gruas. Ajo tani është duke hetuar se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të viktimës. Momentalisht nuk ka një urdhër arresti për të akuzuarin, i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar dhe është kthyer në Shqipëri.
sfidanti.al