Futbolli shqiptar ka bërë përsëri emër në Gjermani për arsyet më të gabuara të mundshme gjatë Euro 2024. Një punonjës i FSHF-së, akuzohet se ka përdhunuar një punonjëse të hotelit ku qëndronte Kombëtarja kuqezi në Kaiserau. Mediat gjermane kanë zbuluar detaje rreth kësaj ngjarje, me tabloidin ”Bild” që ka treguar se një 26-vjeçar shqiptar është nën hetim.
Kaiserau, hije skandali seksual për stafin kuqezi
Mediet gjermane kanë bërë me dije se Prokuroria e Dortmundit po heton një anëtar të stafit të Shqipërisë në Kampionatin Europian. Edhe pse ende nuk është mësuar identiteti i të dyshuarit, mediet gjermane informojnë se një shqiptar është nën hetim për një vepër të dyshuar seksuale në qendrën sportive Kaiserau në Kamen. Qendra në fjalë