Zlatan Ibrahimovic u kundërprgjigjet të gjitha mediave që hodhën hipotezat për një tërheqje të mundshme të tij nga futbolli pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ndeshjen e Europa League kundër Anderlechtit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi 35 vjecar theksoi se është ai që e vendos kohën se kur do të tërhiqet.
‘Do ta kaloj këtë moment dhe do të kthehem akoma më i fortë-ishte mesazhi i Ibrahimovic-shpesh kam luajtur me një këmbë dhe nuk ka qenë problem për mua. Një gjë është e sigurt; jam unë ai që do të vendos se kur do të tërhiqem. Dorëzimi nuk është opsion për mua, do të shihemi së shpejti’. Pas kryerjes së testeve mjekësore, rezultoi se Ibrahimiovic ka dëmtuar rëndë ligamentet e gjurit dhe se do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 8-9 muaj
sfidanti.al