Bayerni bën lëvizjen përfundimtare për portugezin

Bayern Munich nuk heq dorë nga Joao Palhinha, mesfushori portugez që dy edicionet e fundit i kaloi në Premier League me Fulhamin. 28-vjeçari u tentua nga bavarezët edhe gjatë merkatos dimërore, ndërkohë që vera cilësohet si momenti i duhur për të siguruar shërbimet e tij. 29 ndeshje dhe 2 gola numëron mesfushori me tiparë mbrojtëse me kombëtaren e Portugalisë, teksa është pjesë e skuadrën luzitane në Euro 2024. Drejtuesit e Bayernit e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin dhe po presin marrëveshjen finale me Fulhamin. Shtypi sportiv gjerman raporton se rekordmenët e futbollit gjerman kanë ofruar 39 mln paund për kartonin e Palhinhas. Ky është propozimi i fundit i Bayernit, që nuk ka ndërmend të paguajë asnjë cent më shumë për mesfushorin cilësor. Tani pritet përgjigja zyrtare e Cottagers. Pjesë e së cilëve ishte edhe sulmuesi Armando Broja në fazën e dytë të sezonit të fundit.

sfidanti.al