Fiorentina po mendon seriozisht për portën, ndonëse Pietro Terracciano bëri paraqitje të mira kampionatin e fundit. Pak ditë më parë u përfol për Juan Musso, por nuk është objektivi i vetëm, pasi në Firenze po mendojnë edhe për Thomas Strakoshën. Portieri “kuqezi” nuk ka kaluar një periudhë të mirë te Brentford, por në EURO 2024 bëri një prezantim shumë të mirë, duke qenë një prej më të mirëve në organikën e Sylvinho-s. Ish-portieri i Lazio-s do të rikthehej me kënaqësi në Serie A dhe Fiorentina sigurisht që do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer, por duhet theksuar se si Strakosha dhe Terracciano kanë të njëjtin agjent. Tani mbetet për t’u parë nëse Fiorentina do të bëhet shtëpia e re e portierit “kuqezi”, Thomas Strakosha.
sfidanti.al