Itali e shëmtuar, Zvicra i jep leksion

Zvicra është çerekfinaliste e Euro 2024 pasi triumfoi ndaj Italisë së kapitulluar. Skuadra e trajnerit Murat Yakin mposhti në fazën e 16-shes, Italinë me rezultatin 2-0. Pa këmbë dhe pa shpirt, skuadra kampione në fuqo del me trishtim nga Europiani. Një ekip i nivelit mesatar në letër, por me shumë dëshirë dhe guxim. Karakteristika bazë për një kompeticion të këtij lloji, por që u mungonte fare italianëve, pasive dhe të shurdhër nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Fillim i gabuar, asnjë reagim pas golit të Freuler dhe i dyti i Vargas, asnjë blic nga zëvendësimet. Një kombëtare kaq e bindur, në një përplasje direkte eliminuese, është e vështirë të mbahet mend


sfidanti.al