Tek filmi për Vasil Laçin, heroi para se ta pushaktonin ka thënë: “ Dua një krëhër për të krehur flokët”. Përse na u kujtua ky detaj? Dhe tek filmi i Kombëtares në Europian, tamam tamam në ndeshjen e bujshme me Italinë, ishte një moment i denjë për ta bërë film. Shqipëria ka pësuar gol nga një goditje e Barelës ,ndërsa mbrojtësi ynë veteran , Hysaj, është kapur duke ulur kokën, madje duke ulur trupin, ku ndodhi “mrekullia”: shpëtoi flokët , por jo portën e Kombëtares…
Sigurisht, nuk e humbëm ndeshjen vetëm për një krehje flokësh! Një ndeshje që filloi si përrallë, me një gol me shpejtësi drite, si një dhuratë e çmuar italiane , një dhuratë që do të na dilte prej hundësh..për minutat që do të vazhdonin. Kjo, për meritë të Italisë se Spaletit, por edhe për “meritë” të Shqipërisë së Silvinjos që iu prish trafiku i markimit te kundershtarëve!
Qahemi zakonisht se nuk na ecën mbarë kur pësojmë gol në 10 minutat e para, por qënka ters i madh, edhe kur shënon sa hap e mbyll sytë, punë sekondash. Aty zbuluam se sa e vërtetë kishte qënë ajo shprehje e përditshme se këtë ndeshje e kishim përgatitur ne detaj…
Sfidanti.al