E dini se Kombëtarja e Shqipërisë dhe trajneri Silvinjo kanë një “rekord” që as nuk i afrohet dot një ekip tjetër finalist në Gjermani. As edhe një futbollist për shenjë nga kampionati në listën e 26 – të të zgjedhurve të trajnerit brazilian. Të gjithë vijnë nga përtej kufirit dhe trajneri ynë , në një intervistë intime, pohon në intimitet se njerëzit e marrin në telefon dhe e pyesin : “Ku je?”. Dhe ai u përgjigjet se “ në Tiranë”.
Të jetosh në Tiranë dhe të mos afrosh asnjë “tirons” nga kampionati ynë, do të thotë se gjumi i trajnerit nuk ka pikë lidhje me atë që ndodh në “oborrin e shtëpisë”. Dhe lajmi bëhet edhe më ndëshkues kur 2 nga 3 futbollistët që i kishin rrënjët e hershme me kampionatin tonë, Cikalleshi dhe Uzuni,(shto dhe Muçin), nuk thirren në Europian…
Sfidanti.al