Haaland nuk fal, tre gola Kosovës

Kosova ka pësuar një humbje 3-0 në miqësoren e luajtur në Ullevaal Stadion të Oslos përballë Norvegjisë. “Dardanët”, të drejtuar nga trajneri Franco Foda, pësuan golin e parë në minutën e 15-të, me sulmuesin Erling Haaland që goditi saktësisht me kokë. Norvegjezët krijuan mundësi të tjera shënimi, me Kosovën që ishte pothuajse jashtë loje, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë në skenë u ngjit edhe njëherë Haaland, duke shënuar dhe dy herë të tjera, 70’ dhe 75’ për të firmosur rezultatin përfundimtarë 3-0. Një miqësore e humbur, që tregon se Kosova dhe trajneri Foda kanë një punë të madhe përpara, në kuadër të Ligës së Kombeve. Grumbullimi i radhës do të jetë në fillim të shtatorit. Më 6 shtator, Kosova pret Rumaninë, ndërsa në 9 shtator udhëton drejt Qipros.

sfidanti.al