Red Bulli njoftoi këtë të martë se Sergio Pérez ka rinovuar, duke zgjatur kontratën me skuadrën deri në vitin 2026. Piloti 34-vjeçar foli për rinovimin në faqen e skuadrës dhe nuk e fshehu lumturinë e tij për vazhdimin e përfaqësimit të Red Bullit:
“Jam shumë i lumtur që e përkushtoj të ardhmen time në këtë ekip të madh. Është një sfidë si asnjë tjetër, si në pistë ashtu edhe jashtë saj. Jam shumë i lumtur që qëndroj këtu për të vazhduar rrugëtimin tonë së bashku dhe për të kontribuar në historinë e madhe të këtij ekipi edhe për dy vite të tjera. Të jesh pjesë e ekipit është një sfidë e madhe, të cilën e dua. Kemi një sfidë të madhe këtë vit dhe kam besim të plotë në të gjithë ekipin, pasi e ardhmja është e ndritshme dhe jam i emocionuar që jam pjesë e saj. Dua të falënderoj të gjithë për besimin që kanë tek unë, është shumë dhe dua ta shpërblej me rezultate të shkëlqyera brenda dhe jashtë pistave. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë, kemi shumë kampionate për të fituar së bashku. Tani është një kohë e rëndësishme për të konfirmuar ambiciet tona për vitin 2025 dhe ne jemi shumë të kënaqur që vazhdojmë të punojmë së bashku me “Checon”. Checo pati një fillim të fortë në 2024 me vendet e dyta në Bahrein, Arabinë Saudite dhe Japoni dhe më pas një përfundim në podium (i treti) në Kinë. Garat e fundit kanë qenë të vështira, por ne kemi besim te “Checo” dhe shpresojmë që ai të kthehet në formën dhe performancën e tij të dëshmuar, të cilën e shohim kaq shpesh.”
Pérez ka qenë me ekipin që nga viti 2021, pasi ka arritur tashmë pesë fitore dhe 29 podiume. Meksikani ndihmoi Red Bullin të fitonte dy kampionatet e fundit të botës si ekip. Ai aktualisht zë vendin e pestë në klasifikimin për pilotë me 107 pikë, 62 pas shokut të tij të skuadrës, Max Verstappen.
sfidanti.al