Mbappe i ka kushtuar Realit 95 milionë euro

Transferimi i Kilian Mbappe në Madrid nuk është një operacion pa kosto edhe pse francezi u largua nga Parisi si futbollist në fund kontratë. Mediet prestigjoze kanë mundur që të publikojnë ditën e sotme shifrat e vërtetë të këtij operacioni. Mësohet se firma me Mbappe i ka kushtuar Realit plot 95 milionë euro. Burime të ndryshme kanë informuar se sulmuesi ka firmosur vetëm pasi i është siguruar shifra në fjalë. Një tjetër shifër e bërë publike sot është edhe paga vjetore e francezit, i cili do të jetë më i paguari me 26 milionë euro në vit.

sfidanti.al