Vitin e ardhshëm, Arsenali do të përpiqet fitojë titullin e Premier League, të cilin në dy vitet e fundit e ka humbur shumë afër mbylljes se sezoneve. Në një situatë të tillë trajneri Mikel Arteta e ka kthyer fokusin nga merkato, për të realizuar përforcimet e nevojshme që skuadra e “The Gunners” të jetë sa më shumë konkurruese. Sipas raportimeve të medieve britanike, trajneri i Arsenal-it synon që të afrojë sulmuesin e Napoli-t, Victor Osimhen. Madje theksohet se për të bërë të mundur këtë transferim te “The Gunners” janë të gatshëm që të “sakrifikojnë” dy lojtarë, Takehiro Tomiyasu dhe Emile Smith Rowe, të cilët Arteta dëshiron t’i përfshijë në marrëveshje, për të marrë Osimhen-in nga Napoli, në mënyrë që De Laurentiis të ulë shumën që kërkon për sulmuesin nigerian, e cila arrin në rreth 130 milionë euro. Megjithatë, nga Londra raportohet se ky transferim ka dhe një pengesë tjetër që mban emrin Chelsea, edhe “blutë” kanë shfaqur interes të lartë për, Osimhen dhe përfshirja e tyre në garë do i krijonte shumë vështirësi Arsenal-it.
sfidanti.al