Zyrtare, Milani shkarkon Piolin

“Milani falenderon Stefano Piolin dhe stafin e tij për punën e bërë në pesë vitet e fundit. Titulli kampion i fituar gjatë punës së tyre do të mbetet përgjithmonë në histori”. Kjo ishte pjesë e komunikatës nëpërmjet së cilës Milani ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Stefano Piolin. Të shtunën Pioli do të jetë për herë të fundit në stolin e Milanit në ndeshjen përballë Salernitanës. Ndërsa në Australi në miqësoren e programuar mes Milanit dhe Romës, në pankinën kuqezi do të ulet Daniele Bonera.

sfidanti.al