Përfundon epoka Zhang tek Interi

22 maj 2024 është data e kalimit të Interit në duart e fondit Oaktree. Kështu përfundon epoka kineze. Steve Zhang, u bë president në 2018, duke marrë detyrën nga Thohir. Nën drejtimin e tij, zikaltërit iu kthyen fitimit të titullit dhe pjesëmarrjes së rregullt në Champions League, duke arritur gjithashtu një finale sezonin e kaluar. Më 6 qershor 2016, grupi Suning bleu 68.55% të Interit nga sipërmarrësi indonezian Thohir, duke u bërë pronari i ri i klubit. Investimi është i rëndësishëm: 128 milionë për aksionet e dyshes Thohir-Moratti, 142 milionë rritje kapitali plus 310 milionë kredi për kompaninë (në tre këste, 2016-2018), pothuajse të gjitha të shndërruara në kapital aksioner. Në tetor 2018, presidenca e skuadrës u mor nga djali i Zhang Jindong, Steven, i cili u bë presidenti më i ri në historinë e Interit vetëm në moshën 26-vjeçare. Tetë vjet nuk janë pak kohë dhe as 7 trofetë e fituar (2 kampionate, 2 Kupa Italie dhe 3 Superkupa Italie) që e bëjnë Steven Zhang presidentin më të suksesshëm në historinë e Interit pas Massimo dhe Angelo Moratti.

sfidanti.al