Aston Villa synon Asllanin

Pak ditë më parë Kristjan Asllani festoi titullin e tij të parë kampion në Itali me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar ka spikatur në fushën e blertë sa herë që i është dhënë mundësia dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sipas mediave angleze, Aston Villa, që këtë sezon arriti të sigurojë një biletë në Champions League, synon që të përforcojë skuadrën sezonin e ardhshëm, dhe një nga të preferuarit e trajnerit Emery është mesfushori shqiptar. Anglezët synojnë që të bëjnë pazar tek Interi dhe janë të gatshëm të ofrojnë 55 milionë euro për dyshen Kristjan Asllani dhe Denzel Dumfries.

sfidanti.al