Dëmtim apo dështim, Gjokoviç prek fundin në Monte Karlo!

Në atë turne kushdo ka dëshirë të fitojë. Monte Karlo është vërtet e veçantë, edhe kur flitet për Formula 1, futboll apo tenis. Ishte pikërisht tenisi që solli të papritura të mëdha këtë vit. Vetëm Rafael Nadal është në gjysmëfinale nga emrat e mëdhenj, ndërsa dështimin më të madh e ka ai që mban ende numrin 2 të botës, Novak Gjokoviç. Tenisti më i mirë i viteve të fundit, u eleminua në çerekfinale përballë francezit David Gofen. Serbi luajti me dëmtim në bërryl, por disfata e kush e di sesatë bën të ngrihen pikëpyetje mbi motivimin e tij.

Gjokoviç e humbi ndeshjen ndaj Gofenit me shifrat 1-2 me sete (2-6, 6-3, 5-7), dhe iu bashkua të mëdhenjve të tjerë të eleminuar si Andi Marrej apo Stan Vavrinka. Numri 1 i tanishëm i botës, Rozher Federer, vendosi të mos vinte në Monte Karlo, për të bërë një pushim të nevojshëm dhe të kuptueshëm në prag të “Rolan Garosit”.

Sfidanti.al