E keni dëgjuar ndonjëherë emrin Li Jung Ho? Jo, jo , nuk është kinez, sepse ne ashtu na duken të gjithë aziatikët , por është .. koreanojugor. Vetëm një shqiptar nuk e harron kurrë emrin e tij, madje edhe në gjumë dhe ky është Jasir Asani , futbollisti i Kombëtares sonë. Ky, trajneri Li Jung Ho i ekipit Gunagju, mirë që i ka futur një gozhdë të stermadhe Asanit, por fjalët e tij ..dashtë zoti nuk merren seriozisht nga trajneri Silvinjo…
“ Ai ka shtuar shumë peshë dhe nuk është mjaftueshëm i mirë në stërvitje. Edhe nëse humbim 10 ndeshje me radhë, Asani nuk do të luajë përsa kohë jam unë trajner”. Kjo është ironi e fatit për mesfushorin tonë, të cilin e patëm para syve në Tiranë me Partizanin dhe nuk e kishim fare në refene, dhe e zbuluam tamam kur shkeli në Kore. Tani që e duam shumë ne, dhe kudo nëpër rrugë janë reklamat e tij, nuk e dashkan koreanët! Punë e madhe fort…!
Thonë se koreanët na i kalojnë edhe ne kur flitet për të sajuar dhe.. per të peshuar, por këtë do të shohim në fushë. Vetë Asani thotë se nuk është çështje kilogramësh,se lepuri fle gjetiu, madje s’mban frena kur thotë se do ta shikojmë në Europian se kush peshon më shumë , fjalët e trajnerit korean apo ..bëmat e tij !
Sfidanti.al