Dita e madhe e FSHF-së, finalja katërshe ngjitet në skenë…

Partizani kundër Skënderbeut do të jetë finalja e parë sot në Tiranë për “finalen katërshe” të shumëtrumbetuar nga kreu omnipotent i FSHF-së, i cili e konsideron si një sukses formulën e re ku fshin me gomë 36 javë kampionat për 90 minuta. Nuk jemi vetëm i vetmi vend në planet që kemi shpikur një formulë absurde, por edhe i vetmi që kemi në drejtim të federatës një president i cili me siguri është i vetmi që mendon se ndryshimi është pozitiv pasi refuzon të lexojë shifrat e tifozëve në stadiume dhe degradimin e futbollit në fushë….

Partizani do të sfidojë Skënderbeun në finalen nga ku do të dalë skuadra që do të sfidojë dyshen e çiftit Vllaznia-Egnatia ku rrogozhinasit janë skuadra që kanë shumë për të humbur ndërsa Vllaznia në krahun tjetër është ekipi me shumë fat sepse ka në këmbët e saj topin që mund ta shtyjë në rrjetë dhe të vendosë kapakun e një sezoni që nisi me Memellin dhe po mbyllet me Brdaric…gjithmonë nëse kroato-gjermani do të rezistojë deri në fund.

Nga Pirro Bardhyli