Tradhëti e klasit të lartë tek Vllaznia! Dhe për këtë meritën e ka presidenti padyshim , presidenti Alban Xhaferri. Në Shkodër thonë me shpoti se presidenti i tyre u çua me këmbën e gabuar nga krevati dhe shkarkoi trajnerin Qatip Osmani. Dhe ku qëndron tradhëtia? I kishin kërkuar trajnerit që Vllaznia të shkonte në Europë, kurse ai i paska “gënjyer” sepse janë edhe pretendent për titull. Ishin dy Osmanë tek Vllaznia , fati i të cilëve dukej i parashkuar se njëri kishte ardhur nga poshtë, trajneri Qatip Osmani dhe tjetri me porosi nga lart, drejtori Tofik Osmani…
Iku Qatipi, një trajner model, duke thënë se ndjen një keqardhje shumë të thellë nga mënyra se si e larguan, erdhi një i tradhëtuar tjetër, gjermani Thomas Bërdariç. Si për çudi thotë se ka ardhur për të fituar titullin kampion! Atëherë kur e meritonte Vllaznia dhe Berdariç, sistemi i vodhi titullin sy për sy Vllaznisë, tani që “çunat e mëkatit” kanë ndryshuar ndjenjat, edhe gjermani ka marrë siguri se këtë herë nuk do të ketë “magji të zezë”, por të ..bardhë !
Sfidanti.al