Përjetë në “Anfild”, por me trofe, ja kombinimi i Klopit!

Jurgen Klop nuk është nga ata njerëz që pëlqejnë të “kërcejnë degë më degë”. Edhe pse kjo nuk mund të quhet jonormale në futbollin e sotëm, sërish trajneri i Liverpulit i ndjen dhe i kupton gjërat ndryshe. Ai mendon se janë të gjitha kushtet që ta përfundojë karrierën në “Anfild”. “E vërteta është që nuk do të kem punuar në 10 klube kur t’i jap fund karrierës, – thotë Klop, – nëse punoj vetëm në 3, atëherë është në rregull”. Gjithsesi, ky plan duhet kombinuar me një tjetër.

“Natyrisht, që ne duhet të fitojmë trofe, – këmbëngul gjermani, – tifozët duan që Liverpuli të fitojë dhe ne duhet të bëjmë çmos që kjo të ndodhë sa më shpejt, që të dalim kampionë. Jetëgjatësia e një trajneri në një klub vjen vetëm me suksesin”. Së pari, Klop duhet të udhëheqë skuadrën drejt rikthimit në Champions, që do të thotë më shumë fuqi financiare dhe më shumë yje që do të pranojnë të vijnë në skuadër.  Jurgen Klop ka qenë trajner i Maincit dhe Dortmundit, përpara sesa të vinte tek Liverpuli.

Sfidanti.al