Bastian Shvajshtajgerit po i shkon gjithçka mbarë edhe në karrierën si futbollist, pavarësisht largimit nga elita. Mesfushori gjerman po jeton një rini të dytë në SHBA ku arriti të shënojë edhe golin e dytë për Çikago Fajërin (Chicago Fire). Kampioni i botës (ende është i tillë) vendosi ta festonte siç duhet këtë rikthim në formë, dhe për këtë i erdhi në ndihmë edhe festa e Pashkëve.
I erdhi në ndihmë edhe shoqja e tij e jetës, bukuroshja serbe, Ana Ivanoviç, e cila ndërkaq, “i ka larë duart me tenisin”, dhe i është përkushtuar vetëm jetës private dhe të shoqit. E hëna në mbrëmje ishte “jetë nate” për Shvajnin dhe Anën, ndonëse për futbollistët profesionistë nuk mund të jetë e gjithë nata jashtë. Gjithsesi, një përjashtim mund të bëhet kur shënon dy gola në 3 ndeshje dhe kur ke kënaqësinë të rrish pranë një femre të bukur.
Sfidanti.al