Mediumet spanjollë bëjnë të ditur se Levandovskl, Vidali dhe Alkantara, mbas ndeshjes mes Realit dhe Bajernit, hynë në dhomën e zhveshjes së gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Viktor Kasai, duke e sulmuar atë verbalisht, dhe u desh ndërhyrja e policisë që situata që mos keqësohej edhe më tej. Ky gjyqtar hungarez ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen e mbrëmshme të kthimit në “Santiago Bernabe”, pasi bëri tre gabime kyç në kurriz të Bajernit të Mynihut, i nxori pa të drejtë karton të kuq Vidalit dhe konsideroi të rregullt dy gola ofsajt të Kristiano Ronaldos.
Sipas medias spanjolle, situata e agravua aq shumë, sa tre lojtarë të Bajernit, Robert Levandovski, Arturo Vidal dhe Tiago Alkantara, morën guximin që të hyjnë në dhomën e zhveshjes të gjyqtarit kryesor, një dukuri që rrallë herë ndodh jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjerë, duke e ofenduar gjyqtarin në fjalë me një numër fjalësh të pahijshme. Situatën e krijuar e zgjidhi policia që ndërhyri dhe i nxori jashtë gati me forcë të tre “agresorët”.
sfidanti.al