Ançeloti zbulon dialogun mister me arbitrin “vrasës”

Karlo Ançeloti, vazhdimisht, është dalluar për sjelljet e tij prej një xhentelmeni të vërtetë, por, kësaj here, jo, nervat, më në fund, “triumfuan”, kështu që as edhe ky trajner me shumë përvojë nuk mbeti imun ndaj gjykimit katastrofik të gjyqtarit hungarez, Viktor Kasai, që ishte fatkeq për Bajernin e Mynihut në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampaioneve. Si rrallë herë më parë, Ançeloti u nxe shumë me gjyqtarin hungarez, duke e kritikuar ashpër atë për tre gabimet e rënda që ai bëri gjatë ndeshjes mes Realit dhhe Bajernit, duke i dhënë fitoren 4-2 ekipit madridas. Ançeloti bëri të ditur sesi e kishte “përshëndetur” Kashain mbas ndeshjes.

“Fola pak me gjyqtarin mbas ndeshjes, duke i thënë; ‘Bravo, ke bërë një punë të mirë!’. Me të vërtetë, jam i zhgënjyer, pasi ndeshjet çerefkinale të Ligës së Kampioneve duhet t’i gjykojnë arbitra që kanë kapacitetin e duhur gjë që nuk mund të thuhet për këtë gjyqtar hungarez. Kjo ishte një mbrëmje shumë e  keqe për këtë gjyqtar, ai bëri disa gabime të mëdha që na na dëmtuan neve. Ka ardhur koha që të mendohet për gjykimet video”, tha trajneri i Bajernit.

sfidanti.al