Trazirat në Trabzon, Fenerbahce voton sot për largimin nga Turqia

Fenerbahce pritet që të mbajë sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar tërheqjen e mundshme nga garat në Superligën e Turqisë. Në muajin mars, zyrtarë të Fenerbahces thanë se ata do të konsiderojnë tërheqjen nga liga pasi lojtarët e tyre u sulmuan nga tifozët e Trabzonsporit gjatë një ndeshje. Tifozët e Trabzonsporit u futën në fushë dhe u përleshën me forcat e sigurisë dhe me lojtarët e Fenerbahces, pasi ekipi i tyri humbi me rezultat 3-2, në atë që ishte vetëm njëri nga disa incidente që kanë shoqëruar Superligën e Turqisë këtë sezon. Për këtë arsye Fenerbahce do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me asamblenë e përgjithshme, aty ku pritet të hidhet në votim mocioni për largim nga elita e futbollit turk. Fenerbahce që fitoi titullin e 19-të në histori në vitin 2014, është momentalisht në vendin e dytë pas 30 ndeshjeve të zhvilluara, me vetëm dy pikë më pak se lideri Galatasaray.

sfidanti.al