Giroud largohet në verë, Milani gjen zëvendësuesin

Me largimin e Olivier Giroud në Los Angeles FC në MLS, Milani është në kërkim të një zëvendësuesi të përshtatshëm për sulmuesin francez. Ndër opsionet e shqyrtuara, klubi kuqezi po shikon nga afër Goncalo Ramos, por ka një pengesë financiare që duhet kapërcyer me ndihmën e Paris Saint-Germain. Goncalo Ramos, ka dëshmuar vlerën e tij te Paris Saint-Germain që nga nënshkrimi në janar, duke kontribuar me nëntë gola në 30 paraqitje këtë sezon. Megjithatë, kostoja e lartë e transferimit të tij, të paktën 50 milionë euro dhe paga e tij është jashtë mundësive buxhetore të Milanit. Pavarësisht kësaj pengese financiare, Milani mund të konsiderojë një huazim me opsion për ta blerë. Nëse PSG do të ishte e gatshme të negocionte këtë lloj marrëveshjeje, kjo mund ta bënte transferimin e Ramos në San Siro më të realizueshëm për klubin italian.

sfidanti.al