A je në listë, o Daku ? Dhe jeta vazhdon… bashkë me golat

Vite  më parë, kur trajner ishte Astrit Hafizi, trajnerit  i trokitën të “fortët” në derën  e shtëpisë  për të futur me pahir  në listën e Kombëtares dy apo tre  futbollistë. Në kohën e Silvinjos, të “fortët” janë shpallur  vetë sulmuesit dhe trokasin me gola në portën e trajnerit!

Gati e kishim harruar Rei Manaj, por me golat e tij në Turqi e tundi dhe e shkundi opinionin  dhe Silvinjon. Gati sa nuk tha:  Hipni këtu, dhe shikoni Stambollin (plot me gola!) ” Por erdhi Manaj dhe Broja, por “dribluam” Mirlind Dakun nga lista, rezervën e artë, që preku “olimpin” gjatë elimintaoreve. Pas miqësoreve, pyetja nuk ishte më : do jetë apo s’do jetë Broja, por ç‘do bëhet me Dakun!

Dhe Mirlind Daku, tamam këto ditë , me stilin  Manaj , i ka dërguar një  “kartolinë” nga Rusia.. Silvinjos : një gol dhe një asist në ndeshjen me Rubinin  e tij kundër Groznit. E dini ç‘ka thënë Daku pas ndeshjes? Dhe golat vazhdojnë..! Për të na kujtuar mesazhin e tij shpotitës  kur nuk e grumbulluan për dy miqësoret : Dhe jeta vazhdon.!.

Sfidanti.al