Farruk Sejdini nuk është vetëm “Mohikani” i fundit i Dinamos, por edhe rebeli i parë dhe i fundit i një brezi të tërë. Një brez , madje edhe brezat pas tij, të cilët sikur kishin bërë paktin e heshtjes , të qepnin gojën..tamam kur futbolli kërkonte ndihmë morale prej tyre !
“Xhaxhi blu”,Sejdini, kur është pyetur për skemën e kampionatit “Final 4”, ka reaguar në stilin e tij: “ Nuk e di , gjithë këta trajnerë, futbollistë dhe specialistë të futbollit që nuk e donin këtë skemë të jenë çmendur dhe ai që e vendosi të jetë në rregull ! ( fjala është nga trutë e kokës). Nuk ka kuptim të vazhdohet kështu…!”
Ka apo s’ka kuptim, atë e di “Pavlovi ynë”, ai që luan me nervat e futbollit, siç bënte shkencëtari Pavlov me nervat e qenit. Jemi mësuar me budallëqe të skajshme dhe kjo skema “Final 4” që t’i mataron pikët në fund të kampionatit, na kujton një kohë tjetër tallavaje mendore , kur ekipet bënin “skemën e bojkotit” me javë të tëra, sepse “ Pavlovi” do vdiste futbollin, që të mbante gjallë lidhjet me Qeverinë..
Sfidanti.al